
Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka qenë shumë e zhurmshme për votat e Listës Serbe në nivelin qendror, nuk po flet shumë për një votë që e mori pikërisht nga kjo parti, por në nivelin komunal.
Komuna e Fushë Kosovës, e cila dje mbajti seancën e betimit, kaloi pa përplasje, por vota e një asamblisti nga Lista Sërpska, u komentua shumë.
Kryetari i ri nga VV, Valon Prebreza, ishte ai që që njoftoi se kanë marrë votë nga LS-ja, por sipas tij, nuk i kanë kërkuar.
“Askush s’i ka kërkuar Listës serbe që të na mbështes e votojë e as nuk kemi koalicion me ta, sikurse mund ta shihni që vota PËR ka pasur nga të gjitha subjektet përfaqësuese në Kuvendin Komunal”, ka shkruar dje ai.
Pas marrjes së detyrës, atë e vizitoi kolegu Avni Zogiani, zv/ministër në detyrë i Financave, i cili e përgëzoi Prebrezën, por thumboi edhe ish-ekzekutivin e LDK-së në Fushë Kosovë.
Megjithatë, s’pati ndonjë koment për votën e Listës Serbe.
“Mosardhja e djeshme e ish-ekzekutivit të LDK për ta dorëzuar mandatin nuk e ithtoi momentin festiv, sepse disa asambleistë nga LDK e PDK, pa asnjë kusht dhan votën për konstituimin e Asamblesë Komunale!”, ka shkruar ai.