VV njofton për dëmtime te varri i Astrit Deharit: Po bëhen hetime për zbardhjen e shkaqeve apo shkaktarëve

20:56 | 06 Dhjetor 2025
VV njofton për dëmtime te varri i Astrit Deharit: Po bëhen hetime për zbardhjen e shkaqeve apo shkaktarëve

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar, të vendosura pranë varrit të aktivistit Astrit Dehari, janë dëmtuar.

Përmes një reagimi në Facebook, VV bën të ditur se është në pritje të rezultatit të hetimeve që po kryhen nga njësitë e specializuara të policisë.

“Me keqardhje kemi marrë lajmin se është dëmtuar shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar pranë varrit të aktivistit tonë, Astrit Dehari. Falënderojmë të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës për reagimin e shpejtë, ndërkaq si Lëvizje VETËVENDOSJE! jemi në pritje të hetimeve që njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës po zhvillojnë në drejtim të zbardhjes së shkaqeve apo shkaktarëve të këtij dëmtimi”, thuhet në reagim.

Komento: