Sot për të gjashtin vit, është zhvilluar turneu i futbollit, që mban emrin e aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, organizuar nga kjo parti.
Në një postim më të detajuar rreth këtij turneu, Lëvizja Vetëvendosje, thotë se do t’i ndjekin përherë vlerat për të cilat ishte angazhuar, aktivisti i tyre, Astriti, përcjell klankosova.
Madje ndër tjera, aty thuhet se aktivistët e kësaj Lëvizjeje, do angazhohen dhe do ta kujtojnë Astrit Deharin si dëshmorët që ranë për liri, barazi e drejtësi.
”Vlerat për të cilat u angazhua Astriti organizata jonë do t’i ndjekë përherë ndërkohë që ne aktivistë e Lëvizjes gjithmonë do të kujtojmë dhe angazhohemi në dritën e veprës dhe sakrificës së dëshmorëve që ranë për liri, barazi e drejtësi, ndër ta edhe Astrit Dehari”.