Lëvizja Vetëvendosje është vënë pas mobilizimit të mërgatës.
Kjo parti do të organizoj udhëtime falas për mërgimtarët që duan të vijnë në Kosovë.
Në një fotografi të publikuar “Me autobus drejt ndryshimi”, shihen oraret që do të nisen autobusët nga qytete të ndryshme të Gjermanisë.
Përveç se mund të vijnë, LVV do t’i kthej ata në qytetet e tyre.
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ditë më parë ishte në Gjermani, ku u pa duke luajtur basketboll atje.
Po ashtu ai kishte qëndruar në Zvicër disa ditë.