VV për Raportin e Progresit: Kushtetutshmërinë e vendos vetëm Gjykata Kushtetuese, raporti tendencioz

18:38 | 30 Tetor 2024
vv-per-raportin-e-progresit:-kushtetutshmerine-e-vendos-vetem-gjykata-kushtetuese,-raporti-tendencioz

Sot është publikuar Raporti i Progresit për Kosovën. Ky raport shpërfaq përparimet dhe ngecjet e Kosovës, për rrugën e saj euro-atlantike.

Sipas Raportit të Progresit specifikohet se Bashkimi Evropian, e kërkon krijimin e Asociacionit pa vonesa: Drafti përputhet me Kushtetutën si dhe për të përfituar milionat e BE-së, Kosova e ka kusht zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut.

E ky raport nga opozita po konsiderohet si raporti më i keq i publikuar ndonjëherë.

Ndërkaq për pozitën, po vlerësohet si raport tendencioz dhe në shpërputhje me parimet demokratike.

Deputeti i VV-së, Agon Batusha, për FrontOnline, thotë se nuk mund të lëshohet në vlerësime, por që e konsideron si raport tendencioz.

‘’Pa e analizuar Raportin nuk mund te lëshohem ne vlerësime’’ thotë ai.

Për të kushtetutshmërinë e vendos vetëm Gjykata Kushtetuese.

‘’Por ne parim kushtetutshmërinë e vendos vetëm Gjykata Kushtetuese dhe askush tjetër. Ky vlerësim, nëse është i siç e përshkruani ju, është tendencioz dhe ne shpërputhje të plotë me parimet demokratike’’ thotë ai.

Komento: