Kjo është rruga përmes së cilës VV do ta rrëzojë Ramush Haradinajn.
Nga e premtja do të nisin tubimet opozitare nëpër komunat e Kosovës, nëpërmjet të cilave Lëvizja Vetëvendosje (LVV) synon ta përmbysë Qeverinë e kryeministrit Ramush Haradinaj, por edhe ta rrëzojë nga froni presidentin Hashim Thaçi.
Nisma ka nxitur reagimin e menjëhershëm të pushtetit.Koalicioni në pushtet ka humbur shumicën në Kuvend prej më shumë se një viti, ndërkaq as opozita nuk e ka shumicën e nevojshme për ta votuar suksesshëm një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo për shkak të Listës Serbe, e cila i mban ministrat në Qeveri, ndërsa dhjetë ligjvënësit e saj kanë thënë të jenë në opozitë, por të cilët nuk kanë bashkëpunim me kolegët e tyre të subjekteve të tjera politike opozitare.Në këtë situatë, politikat e sponsorizuara nga Qeveria kalojnë në Kuvend vetëm me mbështetjen e Partisë Socialdemokrate (PSD), subjekt në të cilin kanë aderuar 12 deputetë që braktisën LVV-në gjatë këtij mandati.