VV publikon fotografi me Vjosa Osmanin pas votimit të buxhetit

20:30 | 29 Dhjetor 2020

VV publikon fotografi me Vjosa Osmanin pas votimit të buxhetit.

Pas përfundimit të votimit të buxhetit në seancën e Kuvendit të Kosovës të mbajtur përgjatë ditës së sotme, Vetëvendosja ka publikuar fotografi me u.d. të presidentit, Vjosa Osmanin.

Fotografia është publikuar nga deputetja nga radhët e VV’së, Fatmire Kollçaku, teksa ka paralajmëruar për “rikthim të fuqishëm”.

“Për një rikthim shumë më të fuqishëm!”, ka shkruar Kollçaku.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për buxhetin e vitit 2021.

Buxheti u votua me 85 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Komento: