VV: Ramadani është ‘rahatuar’ pasi u ankua për vjedhje të votave brenda AAK-së

22:38 | 25 November 2019

Emërimet që Haradinaj i bëri sot në AKI kanë nxitur reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kreshnik Gashi është zgjedhur shefi i ri i AKI’së, ndërsa Burim Ramadani është zgjedhur inspektori i përgjithshëm i po këtij institucioni.

Reagime të shumta ka pasur për këto emërime nga një kryeministër në largim nga shoqëria civile dhe subjektet politike.

LVV, si fituese e zgjedhjeve, thotë se këto emërime janë punësime partiake.

“I dyti u emërua kryeinspektor pasi dështoi të bëhej deputet i AAK-së, i cili mbahet mend për ankesat e tij rreth vjedhjes së votave që iu bënë nga brenda subjektit të tij. Duket se ky emërim ishte dhe rehatimi i tij”, thuhet në reagimin e LVV-së për emërimin e Burim Ramadanit i cili më herët ishte ankuar se kishte pasur vjedhje të votave për kandidatë brenda partisë.

Emërimet janë bërë nga kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, së bashku me presidentin Hashim Thaci.

Komento: