Kryeministri Albin Kurti, e ka uruar këngëtaren Shkurte Fejza për ditëlindjen e saj të 63-të.
Në një video të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje në Therandë, shihet se si kryeministri ia ka dhuruar këngëtares edhe një buqetë me lule.
Kurti dhe Fejza dje vizituan Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”, ndër investimet më të mëdha të qeverisë në infrastrukturën kulturore të vendit.