
Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, ka thënë se nuk e përkrah formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke vlerësuar se një zgjidhje e tillë do të përçajë dhe tjetërsojë edhe më shumë komunitetin serb dhe atë shqiptar në Kosovë, transmeton FrontOnline.
Në një intervistë, Walker tha se njerëzit duhet të përpiqen për unitet dhe bashkim pavarësisht nga përkatësia etnike.
“Unë nuk jam për formimin e Asociacionit, ashtu siç nuk do të isha për Asociacionin e komunitetit rom apo egjiptian. Mendoj se pas luftës së vitit 1999, komuniteti ndërkombëtar erdhi këtu dhe u përpoq të bënte gjithçka për të arritur pajtimin mes shqiptarëve si shumicë dhe pakicave të tjera. Krijimi i këtij Asociacioni për mendimin tim shkon në drejtimin tjetër sepse njerëzit e identifikojnë veten sipas kombësisë dhe mendoj se është krejtësisht e kundërta e bashkimit të njerëzve pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike”, tha Walker.
Ai ka theksuar se nuk e kupton këmbënguljen e Bashkimit Evropian për këtë çështje./FrontOnline/