Walker përmend ish-presidentin Thaçi, thotë se gëzohet që Kurti vjen në Reçak si kryeministër

13:15 | 15 January 2023

Ambasadori William Walker ka thënë se numri i njerëzve që vijnë në Reçak për homazhe është shtuar pas çdo viti. Ai tha se edhe përfaqësues nga Qeveria e Kosovës tani janë të shumtë në numër të cilët vijnë për të treguar respekt.

Ai tregoi për ish-presidenti Hashim Thaçi erdhi para tri vitesh në Reçak, kur ia kishte dhënë një lule për të mbajtur në zyrë dhe sa herë ta shihte atë, ta kujtonte Reçakun.

“Tri vite më parë e mirëprita presidentin Hashim Thaçi, kur erdhi për herë të parë dhe i dhashë një lule për ta mbajtur në zyre, dhe sa herë ta shihte ta kujtojë Reçakun. Më tha se ashtu ka bërë, tani nuk e di se ku është dhe nuk e di nëse e kujton ende Reçakun”, tha Walker.

“Ajo që dua të them është se çdo vit qeveria qendrore dëshiron të vijë dhe të tregojë se Reçaku përfaqëson shumë më shumë sesa vetëm një regjion, përfaqëson Kosovën”.

Ndërkohë, për Kurtin tha se ka ardhur çdo vit dhe se është i gëzuar se tani vjen si kryeministër.

”Kryeministri vjen këtu për çdo vit që kam qenë këtu, jam i gëzuar që e shoh tani si kryeministër, jam i sigurt se e njëjta vlen edhe për presidenten Vjosa Osmani, por e njëjta nuk ishte tri vite më parë”, u shpreh ai.

Komento: