“BBK News” tallet me masakrën e Reçakut: “Walker viziton Anfield”.
Grupi i njohur sarkastik në Facebook “BBK News” ka bërë një tallje monstruoze dhe krejtësisht të papranueshme që lidh një nga masakrat më të rënda të luftës së Kosovës që tronditi botën, atë të Reçakut me fitoren e thellë të Liverpoolit ndaj Manchester United.
Pasi ekipi i futbollit Liverpool mposhti me rezultat bindës sot ekipin Man. Utd në stadiumin e saj Anfield Road, në grupin “BBK News” u postua një fotografi e montuar e ambasadorit të OSBE-së në stadiumin “Anfield” duke shkruar me tallje “William Walker viziton Anfiel pas masakrës”.
Ajo që e bën edhe më shqetësuese talljen është fakti se postimi ka marrë qindra pëlqime deri më tani.
Ambasadori i OSBE, William Walker kishte vizituar fshatin e Reçakut menjëherë pas masakrës ku kishin mbetur të vrarë në mënyrë çnjerëzore 45 njerëz.