Wanda ‘çmend’ tifozët e Interit: Largohuni nga ata, që nuk ju çmojnë

19:32 | 21 Shkurt 2019

Wanda Nara sërish ka ngjallur dyshime rreth qendrimit të Icardit në Inter.

Wanda Nara, të mërkurën vonë, përmes rrjeteve sociale filloi të shpërndajë mesazhe për Interin lidhur me rinovimin e bomberit.

Nëpërmjet Tëitter-it, gruaja dhe agjentja e “Maurito” publikoi një foto të mbishkruar me fjalë, që përcjellin sinjal të qartë te zikaltrit për të ardhmen e argjentinasit.

“Injoroni kur ju kritikojnë, dëgjojini kur ju këshillojnë, largohuni nga ata që nuk ju çmojnë”.

Ky ishte mesazhi me mjaft nënkuptime i ëanda Nara, e cila iu përgjigj me “emoji”, një zemër e thyer, apelit të një tifozi, që kërkoi të mbetet në “San Siro” ish-kapiteni i Interit.

Wanda dhe Icardi duken të gatshëm për të lënë takim me Marotta dhe Zhang për rinovimin, por përflitet se kusht është rikthimi i shiritit të kapitenit, ndërkohë që sulmuesi duhet të qëndrojnë jashtë ekipit edhe në ndeshjen e radhës, Fiorentina-Inter.

Çështja duket e ndërlikuar, gjithsesi…

Komento: