Wanda rrëfehet me lot në sy: Icardi është i mërzitur, iu duk se ia hoqën njërën këmbë e jo shiritin e kapitenit

08:56 | 18 Shkurt 2019

Maruo Icardi më nuk do të jetë kapiten i Interit. E marrja e shiritit të kapitenti e ka lënduar shumë sulmuesin argjintinas.

Është bashkëshortja e Mauro Icardit, ajo që ka shpjeguar se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë marrë një goditje të papritur pas shpine nga vendimi i klubit për t’ia hequr atij shiritin e kapitenit, por këmbëngul se nuk po e kërkojnë largimin.

Wanda Nara, bashkëshortja dhe agjentja e Mauro Icardit, pohon se heqja e shiritit të kapitenit nga burri i saj ishte i ngjashëm me heqjen e njërës prej këmbëve të tij.

Interi e emëroi portierin Samir Handanovic kapiten të ri të klubit javën e kaluar, menjëherë pasi ia hoqi këtë të drejtë Mauro Icardit në një kohë thashethemesh të vazhdueshme për largimin e tij, transmeton Express.

Icardi mungoi në dy ndeshjet e fundit të zikaltërve, gjoja për shkak të lëndimit, në Evropa Ligë kundër Rapid Vienna, dhe në Serie A kundër Sampdorias mbrëmë, edhe pse ishte në tribuna për ta parë ndeshjen.

Tani, gruaja e tij, e cila pohon se Icardi dëshiron të vazhdojë me Interin, thotë se vendimi i Interit për t’ia marrë shiritin e kapitenit atij ka qenë sikur goditje pas shpine për të dhe burrin e saj.

Duke folur të dielën mbrëma në emisionin Tiki Taka, Wanda tha: “Disa thonë se shiriti i kapitenit është i pakuptimtë, por për Mauron ka qenë sikur ia hoqën njërën këmbë e jo shiritin e kapitenit. Ai e vesh atë fanellë [të Interit] me aq krenari, dhe nëse do të merreshin vendime në të kaluarën mes parasë dhe dashurisë për fanellën, ai gjithmonë do ta zgjidhte fanellën”.

Komento: