Mediat flasin për ish-trajnerin e Arsenalit, Arsen Wenger dhe klubet të cilat po e kërojnë atë.
Thuhet që atë po e kërojnë katër klube, si mundësi që ai t’I kthehët punës si trajner në sezonin e ardhshëm.
Francezi 69-vjeçar i dha fund qëndrimit të tij 22-vjeçar në udhëheqje të “Topçinjve” në fund të sezonit të kaluar, por vetëm 12 muaj më vonë, ai mund të kthehet në futboll përsëri.
Mësohet se ndër katër ofertat që ai i ka marrë, njëra vjen për punën e drejtorit sportiv të kampionit të Ligë 1, Paris Saint-Germain.
Tri ofertat tjera kanë të bëjnë me rolin e trajnerit në një kombëtare dhe dy klube evropiane që garojnë pr shërbimet e tij. /Gazeta Express/