Wenger me deklaratë befasuese për ndeshjen Real Madrid – Man City – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Wenger me deklaratë befasuese për ndeshjen Real Madrid – Man City

14:23 | 27 Shkurt 2020

Wenger ka bërë një deklaratë rreth ndeshjes mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Arsene Wenger ka folur për ndeshjen e mbrëmshe të Ligës së Kampionëve në mes të Real Madridit dhe Manchester Cityt, e cila u fitua nga këta të fundit me rezultat 1:2.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Santiago Bernabeu’ foli në të mirë të vendasve në fillim që shënuan me Isco Alarcon për 1:0, por që brenda pjesës së dytë rolet ndryshuan me ‘Qytetarët’ që përmbysën gjithçka me golat e Gabriel Jesus dhe Kevin De Bruyne.

Sipas ish-trajnerit të Arsenalit, zëvendësimi i Bernardo Silvas me Raheem Sterling dhe frytet e veta, me këtë të fundit që ishte vendimtar në fitorën e skuadrës së Pep Guardiolas, pas 11-metërshit të nxjerrë në fund të sfides.

70-vjeçari mendon se ky zëvendësim i zgjuar ishte çelësi i fitorës së skuadrës nga Manchesteri.

“Jesus qëndronte në qendër, kurse Sterling lëvizte në krah duke e ndryshuar krejtësisht rrjedhën e lojës. Prej atij moment (futjes në lojë të Sterling) u duk se City mund të shënojë edhe katër gola të tjerë”, u shpreh francezi.

“Por, mbi të gjitha, që prej barazimit të rezultatit, u duk se Real Madridi nuk po ekzistonte më”, ishin fjalët e legjendës së Arsenalit për BeIN Sport.

Kujtojmë se Sterling u fut në lojë në minutën 73’ me ç’rast, pas një dëpërimi të mire në zone, arriti ta nxjerrë penalltinë e cila vendosi fatin e takimit.

Ndeshja e radhës në mes të të dyjave luhet pas tre javësh, me Cityn dukshëm favorit pas këtij rezultati të marrë në fushën mysafire.

Komento: