Wenger po kthehet, zbulohet e ardhmja e tij

17:28 | 24 Maj 2019

Wenger do të kthehet në botën e futbollit.

Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger nuk do të rikthehet në stolin e një skuadre.

Konfirmimi ka ardhur nga vetë 69 vjeçari, i cili ka pohuar se ai do të kthehet të bëj një rol të ri në futboll.

“Mendova se do të kthehesha në pankinë shumë shpejt, por më pëlqente shumë pak. Tani jam në udhëkryq se çfarë do të bëj me të ardhmen. Do të më shikoni sërish në botën e madhe të futbollit, por jo si trajner. “-tha Wenger për BBC.

Francezi e drejtoi Arsenalin për 22 vite, përpara se të largohej nga “topçinjtë” në fund të sezonit të shkuar. Emri i tij u lakua shumë në janarit e vitit 2019 si kandidat potencial për të marrë drejtimin e Milanit, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

Komento: