Werder befason me nofken e re qe i ka vë Milot Rashicës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Werder befason me nofken e re qe i ka vë Milot Rashicës

23:55 | 11 Korrik 2019

Milot Rashcia ka shkëlqyer sezonin e fundit të Ëerder Bremen.

Përgjegjësia në fazën e sulmit te Werder Bremeni është shumë i madh tani pas largimit të Max Kruses.

Të gjithë sytë do të jenë kah Milot Rashica, i cili shkëlqeu në sezonin e kaluar. Emërtimi i tij është tregues i cilësive që i ka futbollisti nga Kosova.

“Rocket” është fjalë angleze për raketë, dhe të gjithë e thërrasin ashtu 23-vjeçarin, transmeton KTV.

“Nuk e di se kush e ka filluar këtë”, thotë i buzëqeshur Rashica për “Kicker. de”, por nënvizoi se ka nisur ta pëlqejë këtë emërtim, ndryshe prej fillimit.

Megjithatë, Rashica i përmbush të gjitha kriteret për t’u quajtur ashtu. Cilësitë që i ka, te Werderi i shfaqi në pjesën e dytë të sezonit.

Tani, pas largimit të Max Kruses, shpresat më të mëdha te Werder Bremeni janë bartur te 23-vjeçari i “Dardanëve”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!