Werder Bremen synon fitoren ndaj Mainz me këtë formacion

17:45 | 17 Dhjetor 2019

Werder Bremen publikon formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Mainzit.

Klubi nuk po kalon aspak situatë të mirë në Bundesligë.

Me vetëm 14 pikë të tubuara, Werder mban vetëm vendin e 15-të – por e vetmja gjë pozitive mbetet Milot Rashica.

Superylli kosovar ka vazhduar shkëlqimin individual me skuadrën gjermane dhe do tentojë ta bëjë edhe në ndeshjen e sotme ndaj Mainz.

Me fillim nga ora 18:30, nis java e 16-të e kampionatit gjerman me këtë ndeshje të cilën nga minuta e parë do ta nis futbollisti nga Vushtrria.

Komento: