Werder merr vendim për Rashicën

12:57 | 08 June 2020

Werderi shpreson në Rashicën.

Werder Bremeni po e pret rikthimin e Milot Rashicës dhe të gjitha shpresat për shpëtim dhe mbetje në Bundesligë i ka tek ylli kosovar. Vushtrriasi mund të rikthehet nga lëndimi gjatë fundjavës që vjen

Werder Bremeni gjendet në pozitë të palakmueshme dhe rrezikon seriozisht të bie nga Bundesliga, shkruan Gazeta Express.

Ekipit Bardh e Gjelbër iu prishën llogaritë mbi të gjitha pas humbjes nga Wolfsburgu në shtëpi, 0:1.

Në këtë ndeshje Werderi nuk mundi të llogariste në Milot Rashicën e lënduar.

Por, Bremeni i mban krejt shpresat tek ylli kosovar në katër ndeshjet e fundit të sezonit.

“Fatkeqësisht, ai nuk mundi t’ia dilte pas lëndimit që e kishte pësuar ndaj Frankfurtit”, deklaroi trajneri i Werderit, Florian Kohfeldt.

Tash, ai shpreson që ta ketë në dispozicion vushtrriasin qysh nga ndeshja e së shtunës që vjen ndaj Paderbornit.

“Nuk është një lëndim që mund ta lë atë jashtë lojës edhe ndaj Paderbornit. Do të shohim se si do të përparojë ai, do ta shohim situatën. Nuk ka asgjë të sigurt për momentin”, përfundoi Kohfeldt.

Edhe para ndeshjes me Wolfsburgut u tentua të bëhej e pamundura, por Rashica nuk ia doli të shërohej me kohë.

Rashica i ka realizuar 10 gola këtë sezon me Bremenin, por fatkeqësisht nuk ka arritur të shënojë gol ende në vitin 2020 në Bundesligë.

Komento: