Werder nuk e lejon Rashicën të vijë në Kosovë.
Werder Bremen ka njoftuar se nuk e ka lejuar Milot Rashicën të shkojë te Kombëtarja e Kosovës.
Rashica u ftua nga selektori Bernard Challandes për dy ndeshjet e shtatorit të Kosovës, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Por për shkak të rrezikshmërisë që ka vendi i Kosovës nga koronavirusi, disa klube po hezitojnë t’i lejojnë lojtarët t’i bashkohen kombëtares dardane.
Një lajm i trishtë ky për trajnerin Challandes dhe mbarë Kosovën, pasi Rashica mbetet një lojtar kyç i ekipit nacional.
Në pritje për përgjigje nga klubet e tyre janë edhe lojtarët që luajnë në Zvicër. Të shpresojmë për lajme të mira.