Rashica protagonist në suksesin e Werderit.
Milot Rashica me një gol të bukur ka ndihmuar Werder Bremen që të sigurojë kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.
Werder Bremen është skuadra e katërt që siguron kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, pas fitores 0-2 në udhëtim te Schalke.
Edhe në këtë përballe, i jashtëzakonshëm ishte Milot Rashica.
Ylli i Kosovës arriti që me një goditje të fortë nga jashtë zona të mposht portierin vendas në minutën e 65’, për 0-1, shkruan lajmi.net.
Ky ishte goli i pestë i Rashicës në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Golin e sigurisë për Bremen e shënoi Klassen, në minutën e 72’, për 0-2.