Werderi e refuzon ofertën e parë për Rashicën.
Leipzigu i ka ofruar së fundmi 15 milionë euro plus 3 nga bonuset për yllin kosovar
Werder Bremeni e ka refuzuar ofertën e parë të Leipzigut për Milot Rashicën.
“Die Roten Bullen” i kishin ofruar 15 milionë euro plus 3 milionë të tjerë nga bonuset për yllin kosovar.
Mirëpo, tabloidi gjerman “Bild” raporton se Werderi e ka refuzuar këtë ofertë pasi kërkon më shumë para për sulmuesin e tij.
Gjithnjë sipas mediumit gjerman, Bremeni i kërkon së paku 25 milionë euro për përfaqësuesin kosovar.
“Ne jemi pajtuar që ai nuk do të jetë me ne në sezonin e ardhshëm. Mirëpo, ne nuk kemi nevojë ta shesim për një shumë të ulët”, ka thënë drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann.
Krahas Leipzigut, interesim për 24 vjeçarin kanë shfaqur edhe klubet tjera të njohura evropiane.
Në Gjermani e duan edhe Borussia Dortmundi e Hertha Berlini.
Në Angli e pëlqejnë Liverpooli, Aston Villa, Wolverhamptoni e West Hami.
Kure, në Itali kanë shprehur interesim për të Milani, Napoli e Lazio.
Vushtrriasi ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022.
Ai i ka zhvilluar 34 ndeshje në sezonin 2019/2020 dhe i ka realizuar 11 gola e i ka bërë 8 asistime.