Werner i gatshëm t’i bashkohet gjigantit anglez

22:49 | 23 April 2020

Werner i gatshëm t’i bashkohet Liverpoolit.

Sulmuesi gjerman është i hapur për një transferim në Anfield.

Sulmuesi i RB Leipzig, Timo Ëerner është i gatshëm t’i bashkohet Liverpoolit, që ka vendosur të paguajë klauzolën e lojtarit 52 milionë funte, raporton Sky Sports.

Sido që të jetë, Redsat nuk duan të bëjnë lëvizje për gjermanin para se t’i skadojë klauzola me 15 qershor, me shpresën që për shkak të koronavirusit, krizës që do të shkaktojë, tani mund ta marrin më lirë.

Ëerner është bindur se stili i lojës së Liverpoolit i përshtatet shumë atij, por Bayern Munich gjithashtu është i interesuar për shërbimet e sulmuesit.

Komento: