West Hami po e kërkon yllin e Romës, ky është ҫmimi për të

14:55 | 07 Prill 2019

Edin Dzeko duket se përfundimisht po largohet nga Roma.

Skuadra nga kryeqyteti i Italisë mund ta lirojnë lojtarin në fund të këtij sezoni, por ata kërkojnë 20 milionë euro për të.

Skuadra e cila është favorite për të nënshkruar me super sulmuesin e Serie A, është ajo e Ëest Ham United.

Interesim për gjigantin boshnjak ka ardhur edhe nga rivalët e Serie A, Inter, të cilët po mendojnë ta zëvendësojnë Icardin.

‘Sky Sport Italy’ shkruan se Roma do të konsiderojë ofertat për Dzeko, por kërkojnë dyfishin e asaj që skuadra e Ëest Ham po ofron.

Kujtojmë se Edin Dzeko ka luajtur edhe më herët në Premierligë, kur aktivizohej me skuadrën e Manchester City.

Komento: