Nga 0:2 në 2:2, Westham ia ‘rrëmben’ një pikë Arsenalit.
Ishte në rrugë të mbarë për t’i marrë pikët e plota.
Por, Arsenal në fund doli me veç një pikë.
Pikën tjetër ia dha Westhamit.
Skuadra e Mikel Artetas, e humbi fitoren nga duart, nga 0:2 në 2:2 ashtu siç edhe përfundoi ndeshja.
“Topçinjtë” i kaloi në epërsi Gabriel Jesus, në minutën e 7-të.
Ndërkaq, tre minuta ma vonë për 2:0 shënoi Martin Odegaard.
Por, skuadra vendase nuk u dorëzua.
Ishte Saïd Benrahma, ai i cili e ngushtoi rezultat në 1:2 në minutën e 33-të derisa për 2:2 realizoi Jarrod Bowen.
Kështu Arsenal, ku luan edhe futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, rrezikon seriozisht titullin.
Kjo pasi që diferenca e pikëve tani mes Arsenalit dhe Manchester Cityt, u ngushtua me katër pikë.