Shefi i EULEX-it takohet me Rakiqin dhe Simiqin, i premton siguri për komunitetet.
Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, është takuar sot me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe zëvendëskryetarin Igor Simiq, në Mitrovicë, me të cilët tha se bisedoi për situatën e sigurisë në veri të Kosovës.
“EULEX-i konfirmoi përkushtimin e vazhdueshëm për të mbështetur sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, shkroi shefi i EULEX-it.
Një patrullë e EULEX-it ishte viktimë e dhunës nga bandat kriminale serbe në veri, përderisa tensionet u përshkallëzuan në dhjetor të vitit të kaluar.