William Walker dhe ambasadori i ri amerikan mbajnë fjalime për Masakrën e Reçakut – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

William Walker dhe ambasadori i ri amerikan mbajnë fjalime për Masakrën e Reçakut

09:24 | 15 Janar 2022

Ambasadori i ri amerikan dhe William Walker mbajnë fjalime në përkujtim të Masakrës së Reçakut

Për të përkujtuar viktimat e Masakrës së Reçakut, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti do të bëjnë homazhe në Kompleksin memorial të Reçakut.

Tre krerët e shtetit më pas do të shkojnë në Shtëpinë e Kulturës në Shtime për të shënuar ceremoninë përkujtimore në 23-vjetorin e Masakrës së Reçakut.

Pos krerëve kosovarë, në këtë ceremoni fjalim do të mbajë edhe ambasadori i ri amerikan Jeffrey Hovenier, ndërsa ambasadori William Walker, ish-kryesues i Misionit Verifikues në Kosovë, do t’iu drejtohet të pranishmeve përmes një video-mesazhi.

Komento: