William Walker tregon historinë kur dëgjoi për herë të parë për Reçakun: Reçaku më ka ndjekur çdo ditë të jetës sime për 27 vjet

22:26 | 15 Janar 2026
walker:-ajo-cka-ndodhi-ne-recak,-ndryshoi-ballkanin

Ambasadori dhe miku i njohur i Kosovës, William Walker i ftuar sonte si musafir special ne Politiko, ka rrëfyer momentin e parë kur kishte dëgjuar për Reçakun dhe rrethanat që e çuan atë drejt këtij fshati, i cili më pas do të bëhej një nga pikat më të rëndësishme të historisë së Kosovës, shkruan Gazeta 10.

Walker tha se këtë tregim e ka rrëfyer shumë herë dhe shpreson të mos bie në kundërthënie, por kujtoi se fillimisht kishte dëgjuar për një vend ku, sipas tij, “askush nuk shkonte në mision” në Reçak. Ai tregoi se natën e 15 janarit ishte kthyer nga Mali i Zi, ku kishte qenë për një takim me kryetarin e atjeshëm, dhe se ishte rikthyer me helikopter në Kosovë.

Sipas tij, pas kthimit u takua me zëvendësin e tij, një britanik, i cili kishte marrë një shënim nga një gjeneral – ndërlidhës ushtarak me misionin e OSBE-së në atë kohë.

“Ai më tha se kishim marrë një raport për një betejë në një fshat të largët, Reçak. Ishte hera e parë që dëgjoja për Reçakun”, u shpreh Walker.

Ai shtoi se raporti zyrtar i ardhur nga Beogradi fliste për një përleshje mes UÇK-së dhe forcave policore serbe, por se përmbajtja e tij “nuk tingëllonte si duhet”. Pikërisht për këtë arsye, Walker tha se vendosën që të shkonin personalisht në Reçak për të parë se çfarë po ndodhte në terren.

“Kjo ishte hera e parë që kam dëgjuar fjalën Reçak. Që nga ajo ditë, nuk ka kaluar asnjë ditë në jetën time në 27 vitet e fundit pa e dëgjuar apo pa menduar për Reçakun, sepse ka qenë dhe mbetet jashtëzakonisht i rëndësishëm”, përfundoi Walker./Gazeta10

Deklarata e plotë:

Komento: