Williams fund i jep ecurisë së jashtëzakonshme të paraqitjeve në La Liga

18:57 | 29 Janar 2023

Inaki Williams i jep fund ecurisë së jashtëzakonshme të paraqitjeve në La Liga.

Inaki Williams do të humbasë një ndeshje në La Liga për herë të parë në shtatë sezone, përfshirë edhe sezonin aktual.

Sulmuesi ganez nuk do të luajë sonte kundër Celta Vigos për shkak të një lëndimi muskulor, transmeton Gazeta Express.

Hera e fundit që ai nuk luajti në një ndeshje ishte më 7 prill 2016, kundër Malagas.

Williams ka luajtur 251 ndeshje radhazi që nga 20 prilli 2016, duke luajtur gjashtë sezone të plota nga 38 ndeshje, dhe tani seria e tij do të ndërpritet. Është një seri rekord në historinë e La Ligas.

28-vjeçari ka shënuar pesë gola në 18 ndeshje të ligës spanjolle këtë sezon.

Inaki Williams numëron në total 362 paraqitje për Athletic Bilbaon. Ai ka shënuar 80 gola dhe ka kontribuar me 52 asistime.

Komento: