Duket se Willian nuk e ka ndërmend të largohet nga Chelsea.
Ylli brazilian i futbollit, Ëillian, nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Chelsea.
Sipas raportimeve të medieve braziliane, lojtari ka refuzuar oferta të majme nga skuadrat e Superligës së Kinës, për të qëndruar dhe për të luftuar për një vend tek Chelsea.
Lojtari pati një sezon të vështirë ku shënoi vetëm tri gola, por gjithsesi nuk synon t’i bashkohet emrit të Hazard në listën e të larguarve.
‘Dailymail’ raporton se lojtarit i është ofruar një pagë prej 230 mijë funteve në javë nga Shanghai Shenhua, por që nuk e ka bindur atë të largohet nga Anglia.
Në moshën 30 vjeçare tashmë, braziliani ka vetëm edhe një vit kontratë me londinezët.
Ai u kërkua me ngulm nga Barcelona gjatë merkatos së kaluar, por skuadra refuzoi të hiqte dorë nga shërbimet e tij.
Mbetet të shihet nëse lojtari do të arrijë të fitojë një vend në formacion, nën urdhrat e trajnerit të ri, emri i të cilit është akoma i panjohur, por që pritet të jetë Frank Lampard.