Wilson thotë se Serbia s’e kontrollon Kosovën, duhet të përballet me realitetin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Wilson thotë se Serbia s’e kontrollon Kosovën, duhet të përballet me realitetin

16:31 | 31 Maj 2019

Damon Wilson thotë se Serbia s’e kontrollon Kosovën.

Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson ka deklaruar në Beograd se Serbia s’e kontrollon Kosovën dhe se ajo duhet të përballet me realitetin në mënyrë që të fokusohet në ekonomi, në të ardhmen dhe në krijimin e vendeve të punës për të rinjtë pasi në të gjitha anët po flitet për Kosovën dhe kështu po e shpenzon oksigjenin.

Serbia duhet të ketë udhëheqje të feksura në ekonomi, afarizëm, ndërmarrësi , përshpejtimin e rrugës drejt BE-së, ndërsa marrja me Kosova e ngadalëson.

“Alekandar Vuçiqi, president i Serbisë, ka qenë i qartë rreth mundësive që ofrohen nëse arrihet marrëveshja me Kosovës”, ka thënë Wilson për sektorin serbisht të Zërit e Amerikës pas përfundimit ë vizitës në Beograd .

Ai ka theksuar se taksa që ka vënë Kosova Serbinë aktualisht mund ta vërë në pozitë më të përshtatshme, sepse çdo kush mund të pyesë pse kosovarët e bënë këtë.

“Duket se kjo Serbinë e vë në pozitë ndërkombëtarisht pak më të mirë, por kjo nuk është përgjigje dhe me kohë kjo s’është në interesin e Serbisë. Mendoj se do të kërkohet edhe pak vullnet politik, pak kreativitet, por edhe prani të qëndrueshme të SHBA – për të dalë nga kjo situatë”, ka thënë Wilson, transmeton Koha. net.

Ai ka pranuar se dialogu aktualisht nuk është në rrugë të mirë, ndërsa ka paralajmëruar se ka gjasa të mira që dialog mund të mos ketë as pas samiti të Parisit.

Sipas tij, taksa në shumë mënyra ia tërheq tepihun nën këmbë Hasim Thaçit, aq edhe sa edhe Serbisë, por me rëndësi është që të kuptohet se lehtë është të pengohet marrëveshja e vështirë është të investohet në kurajë e vendosmëri dhe t’i dilet përballë marrëveshje.

Ai ka vlerësuar se SHBA-ja dhe Evropa duhet të marshojnë në drejtim të njëjtë.

Wilson ka përsëritur se administrata aktuale amerikane nuk do ta imponojë zgjidhjen por do të përkrahë dialogun pa kushte. Wilson ka vlerësuar se Rusia në rajon është forca penguese dhe ajo e ka më lehtë se Amerika, sepse ajo ka për qëllim te prishë, që gjërat të mbeten të mbërthyera, që nuk janë opsione premtuese për njerëzit e rajonit.

është përpjekur të pozicionohet si mike e Serbisë, por realiteti është se duke u përpjekur ta mbajë të mbërthyer Serbinë në statusquo, nuk është raport miqësor por përpjeke që ta mbajë në kurthin e të kaluarës”, ka thënë Wilson.

Komento: