Derrick Wilson vazhdon me Prishtinën.
Derrick Wilson do të jetë pjesë e Sigal Prishtinës edhe për sezonin e ardhshëm.
Klubi kryeqytetas ka njoftuar këtë të shtunë për arritjen e marrëveshjes së re me 31-vjeçarin.
Njoftimi nga klubi i Prishtinës (pa ndërhyrje):
“ZYRTARE: Derrick Wilson përsëri bardhë e kaltër
Pllejmejkeri më i mirë i sezonit të kaluar dhe njëri nga lojtarët më të mirë që kanë zbarkuar në Kosovë, fantastik në të dy repartet, i pëlqyer dhe i kërkuar nga të gjitha ekipet kosovare, ka vendosur të vazhdojë me ekipin më të trofeshëm shqiptar.
LET’S GO DERRICK”.