Wolfgang Petritsch: Kthesa që po e bën Serbia me planin franko-gjerman ndaj Kosovës është e besueshme

15:10 | 26 Janar 2023

Petritsch: Kthesa që po e bën Serbia me planin franko-gjerman ndaj Kosovës është e besueshme.

Ish-përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për Kosovën, Wolfgang Petritsch, e konsideron krejtësisht të besueshme një kthesë të mundshme të Serbisë mbi politikën e saj ndaj Kosovës.

“Këtu po përgatitet një hap jashtëzakonisht i vështirë për palën serbe”, tha ai në intervistën për APA, transmeton Gazeta Express.

Petritsch tha se ishte mjaft optimist me planin e fundit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Është arritur në të vërtetë pika ku gjërat do të ndryshojnë realisht”.

Sipas Petritsch, kompania e të cilit ka kryer shërbime lobimi për palën serbe, Presidenti i Serbisë e ka kuptuar se tani është koha për të lëvizur, ndërsa në të njëjtën e kohë ai (Vuçiq), e ka shtuar presionin që të lëviz edhe Kurti, hapat e të cilit priten tani.

Ai tha se çështjet mund të shtyhen përpara kur bashkohen europianët me amerikanët.

“Edhe një herë doli se ka përparim kur europianët dhe amerikanët bashkohen dhe ky është rasti tani”, tha Petritsch.

Petritsch ishte i dërrguar i posaçëm për Kosovën në vitet 1998-1999, kryenegociatori i BE-së në bisedimet e paqes për Kosovën në Rambuje dhe Paris (1999) dhe më pas Përfaqësues i Lartë për Bosnje dhe Hercegovinë (1999-2002).

Komento: