Wolves i vihet pas yllit të Juventusit

17:56 | 05 Gusht 2019

Wolves nuk po ndalet me transferime nga Serie A.

Pasi transferoi Patrick Cutrone nga skuadra e Milan, si dhe po interesohet për Franck Kessie, Ëolves kanë vënë në shënjestër edhe yllin e Juventus, Daniele Rugani.

Skuadra nga Premierliga është e gatshme që të ofrojë rreth 30 milionë euro për mbrojtësin italian, transmeton lajmi.net.

Rugani vije si alternativë e Ruben Dias, për të cilin anglezët nuk ishin të gatshëm të paguajnë çmimin që kërkonte Benfica.

Interesim për Ruganin ka pasur edhe nga Arsenal, oferta e të cilëve është refuzuar nga ‘Zonja e vjetër’.

Komento: