
Pas fitorës së thellë në javën e parë ndaj Chelsea, Manchester Unitet janë ndalur nga Wolves.
Anthony Martial në minutën e 27’, i dhuroi epërsinë Manchester United me një gol të bukur, pas një asistimi të pranuar nga Marcus Rashford.
Në pjesën e dytë, vendasit arritën të barazojnë rezultatin.
Ishte Roben Neves që shënoi në minutën e 55’ të ndeshjes.
Manchester United kishte mundësi të mirë për të rikthyer epërsinë, por Paul Pogba dështoi nga penalltia në minutën e 68′.
Në xhiron e ardhshme, Unites takohet me Crystal Palace, ndërsa Wolves me Burnley.