X6-shi përfshihet nga zjarri në rrugën Prizren-Suharekë

19:16 | 31 Korrik 2023

Një veturë e tipit BMW X6, është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Prizren -Suharekë.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se nuk ka të lënduar.

“Sot me datë 31.07.2023 reth orës 17:40 është raportuar se një automjet ka marr flak. Incidenti ka ndodhur në autostrad, në Duhël, Suharekë. Për një kohë është mbyllur kalimi në atë segment të autostradës e tani më rruga është liruar për qarkullim. Nga incidenti nuk kishte të lënduar por vetëm dëme materiale”, tha Bytyqi.

Komento: