Xabi Alonso nuk është i interesuar të marrë një punë në Premierligë sezonin e ardhshëm, apo diku tjetër.
Spanjolli ka lënë përshtypje që kur mori drejtimin e skuadrës së Bayer Leverkusenit në tetor, teksa klubet e njohura nisën të interesoheshin për të.
Ai së fundmi u lidh me një punë te Tottenham Hotpsur, klub që është në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, Alonso ka hedhur poshtë këto raportime duke konfirmuar se nuk do të prishë kontratën e tij me klubin gjerman.
“Unë kam qenë në futboll për shumë vite. Thashethemet janë normale, por kemi ende shumë për të arritur”, tha fillimisht ai.
“Kjo është arsyeja pse mendja ime është 100% këtu gjatë muajve të fundit. Dhe, mendja ime është gjithashtu 100% këtu për sezonin e ardhshëm”, shtoi 41-vjeçari.
Xabi Alonso besohet se po monitorohet edhe nga Real Madridi, aty ku ai kishte luajtur vite më parë.
Ish-reprezentuesi i Spanjës shihet si një opsion për të ardhmen te “Los Blancos”.
Ndryshe, Alonso me Bayer Leverkusenin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.