Xavi: Barcelona klubi më i vështirë në botë, e mund Real Madridin dhe kritikohet.
Barcelona është duke pranuar kritika pa fund, pavarësisht se fitoi El Clasico në Copa del Rey kundër Real Madridit të enjten.
Blaugranët arritën një fitore klinike 1-0 në një lojë ku ata regjistruan vetëm katër goditje dhe vetëm 35 për qind të posedimit të topit.
Xavi Hernandez iu kundërpërgjigj kritikëve dhe theksoi se mposhtja e një skuadre aq të fortë sa Real Madridi është gjithçka tjetër veçse një detyrë e lehtë, shkruan Marca.
“Barcelona është klubi më i vështirë në botë, ju e mundni Real Madridin 1-0 dhe nuk është bindëse dhe nëse është e kundërta është festë kombëtare”, tha Xavi në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së së dielës kundër Valencias.
“E thashë vitin e kaluar dhe ata ma bënë të vështirë. Në Barcelonë duhet të fitosh dhe të bindësh, dhe ky është qëllimi ynë. Por kundërshtari është kampioni i LaLiga Santander dhe kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, dhe nëse të shtyjnë është e vështirë”.
“Është një çështje e të kuptuarit të futbollit. Të flasësh për posedimin e topit kur ata luajnë një me një është absurde. Ne nuk u vendosëm në zonë për të qenë në një bllok të ulët, Real Madridi na vuri [në këtë situatë]. Ky është futbolli”.
Xavi vazhdoi të analizonte derbin dhe pranoi se Barcelona nuk arriti të ndiqte planin e lojës për shkak të presionit të Real Madridit.
“Nga brenda, ne bëjmë një analizë në të cilën Real Madridi na bëri presion për të na imponuar lojën e tyre”, shtoi Xavi.
“Ka raste kur ndeshjet kundër kundërshtarëve të mëdhenj mund të të nënshtrojnë”.
“Ne kërkojmë posedimin e 60, 70 dhe 80 minutave. Por edhe kundërshtarët luajnë dhe mund t’ju dominojnë. Ne gjithashtu luajmë në mbrojtje pa top dhe ishim të jashtëzakonshëm, por nuk është ajo që duam. Ne duam të krijojmë me topin, siç bëmë në ditën e Superkupës së Spanjës”.