Xavi debuton me rezultat pozitiv si trajner

20:53 | 22 Korrik 2019

Xavi Hernandez debuton si trajner, arrin rezultat pozitiv.

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez, ka debutuar në karrierën e tij prej trajneri.

Xavi ka marrë drejtimin e skuadrës Al Sadd, të cilën sot e ka drejtuar për herë të parë nga stoli.

Debutimi i mesfushorit në pozitën e trajnerit shkoi mirë, me skuadrën që luajti baras 1:1 me skuadrën spanjolle Palamos, shkruan lajmi.net.

Në lojën e skuadrës së tij, shihej rroli pozitiv i spanjollit, i cili aplikoi një formacion 4-3-3, me një lojë me shumë posedim, si dhe portierin e përfshirë në nisjen e aksioneve.

Skuadra luante me presing të lartë, dhe arriti të kishte posedimin e topit në favorin e saj.

Komento: