Xavi dhe Pjanic duan që ky lojtar të largohet nga Barça

20:35 | 23 August 2022

Juventus ka Memphis Depay si prioritet për të përforcuar sulmin e tyre për sezonin aktual.

Megjithatë, ‘Biankonerët’ e kanë informuar holandezin se do të duhet të marrë një pagë më të ulët nëse dëshiron të largohet nga Barça, përcjell ORAinfo.

Xavi Hernandez dhe Miralem Pjanic nuk janë të kënaqur me këtë skenar , pasi të dy duan që holandezi të largohet nga gjigantët katalanas këtë verë.

Sipas ‘Sport’, nëse transferimi i sulmuesit ‘Cule’ te ‘Vecchia Signora’ përfundon, gjigantët katalanas do të përjashtohen nga pagesa e një bonusi që është në fuqi për çdo ndeshje që Boshnjaku luan tani e tutje.

Xavi po llogarit te Pjanic për sezonin aktual, por Barça nuk është e gatshme të paguajë një tarifë sa herë që mesfushori del në fushë. Ndaj, largimi i Memphis drejt Torinos do ta çaktivizonte këtë detyrim dhe trajneri katalanas do të kishte një përforcim të madh për mesfushën.

Trajneri ishte i impresionuar me nivelin e ndërkombëtarit boshnjak. Stili i tij i lojës dhe shpejtësia e tij në organizimin e sulmeve kanë fituar zemrën e trajnerit të ‘Cules’./ORAinfo/

Komento: