Xavi e dëshiron me çdo kusht këtë lojtar të Barcelona

23:46 | 07 Shkurt 2022

Xavi e do me ngulm Kounden te Barcelona

Xavi ka kërkuar nga Barcelona që gjatë afatit kalimtar të verë të tentojnë transferimin e Jules Kounde nga Sevilla.

Mbrojtësi francez është i gatshëm që t’i ndajë rrugët me skuadrën aktuale, derisa në verën e kaluar ishte afër transferimit te Chelsea.

Sipas asaj që raporton Diario Sport, Xavi dëshiron që zyrtarët e Barcelonës të fillojnë sa më parë bisedimet me përfaqësuesit e Koundes.


Strategu e di se shumë skuadra janë vënë pas mbrojtësit dhe do të jetë një garë e ashpër për t’i siguruar shërbimet e tij.

Në garë për Kounden është edhe Manchester United, që po ashtu insiston të transferojë atë në verë.

Mirëpo, Chelsea po i prinë garës për shërbimet e tij dhe Xavi dëshiron që Barcelona ta rrëmbejë francezin nga duart e bluve.

Komento: