Xavi fiton trofeun e parë me Barcelonën si trajner

09:42 | 16 Janar 2023

Xavi tani e ka trofeun e parë me Barcelonën.

Barcelona e ka fituar Superkupën e Spanjës për të 14-tën herë në histori.

“Katalonasit” triumfuan 3:1 ndaj Real Madridit në finalen që u zhvillua në Arabinë Saudite.

Gavi ishte ylli i ndeshjes me dy asiste dhe një gol të realizuar, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë, ky është titulli i parë i fituar nga Xavi si trajner i Barcelonës.

Xavi e mori përsipër skuadrën në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa tani ka arritur të konsolidojë skuadrën mjaft mirë.

Komento: