Xavi flet për largimin e Busquets: Lojtari më i zgjuar që kam luajtur

21:17 | 13 Maj 2023

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka folur për largimin e Sergio Busquets, i cili ka edhe pesë ndeshje për të luajtur deri në fund.

Mesfushori spanjoll njoftoi largimin nga Barcelona gjatë javës dhe në konferencën për ndeshjen kundër Espanyolit, ka folur Xavi, që dikur ka luajtur edhe me të në fushë.

“Është shumë e rëndësishme që Sergio të largohet duke fituar dhe duke u ndjerë i rëndësishëm”.

“Lamtumira e tij ndikon në ekipin tonë, por është vendimi i tij, është vendimi i një miku tim, lojtari më i zgjuar me të cilin kam luajtur”.

“Ai ishte 10 në gjithçka, sjellje, stërvitje, qëndrim, në futboll”, ka thënë Xavi.

Barcelona është shumë afër që të shpallet kampion në La Liga.

Komento: