Xavi i dëshpëruar me barazimin e Barcelonës kundër Galatasarayt

23:46 | 10 Mars 2022

Xavi: Nuk është rezultat i mirë, Inaki ishte spektakolar.

Xavi Hernandez nuk është i kënaqur me rezultatin e Barcelonës ndaj Galatasaray, por i kënaqur me portierin që ka në huazim te gjiganti turk.

Inaki Pena, portier i Barcelonës, po luan si i huazuar te Galatasaray dhe sot i mohoi fitoren Barcës.

Paraqitja e tij ka kapur edhe syrin e Xavi, i cili dha lëvdata për të pas ndeshjes.

“Nuk është rezultat i mirë. Kur zbret intensitetin, çdo gjë duket njëjtë. Në pjesën e dytë u përmirësuam, por kishim një mbrojtje të fortë përballë dhe një Inaki që ishte spektakolar”, ka thënë Xavi pas ndeshjes, transmeton lajmi.

“Patëm një rival që ishte shumë mirë në mbrojtje, por edhe portieri ishte shumë i mirë. Na munguan idetë dhe nuk ishim të mirë në pasimin e fundit”, shtoi trajneri i Barcës.

Xavi me skuadrën e tij do të mësojnë fatin e tyre për Europa League në ndeshjen e kthimit që luhet pas një jave, në Stamboll.

Komento: