Xavi i joshur pas lojtarëve të Man Cityt, tani e dëshiron këtë lojtar në Barcelonë

19:26 | 08 Nëntor 2022

Barcelona ka filluar të mendojë për një tjetër qendërmbrojtës.

Skuadra e Barcelonës ka bërë disa përforcime në mbrojtje gjatë verës së kaluar, por duket se asgjë s’ka përfunduar aty.

Sipas raportimeve të fundit, Barcelona ka filluar të mendojë për një tjetër qendërmbrojtës.

Raportime të ‘Sport’ e lidhin emrin e Aymeric Laporte me interesimin e Barcelonës.

Mbrojtësi i Spanjës nuk i ka minutat maksimale te Manchester City, ku konkurrenca është shtuar tepër, me Manuel Akanji, John Stones, Ruben Dias e Nathan Ake.

Barcelona mund të bëjë një ofertë për lojtarin qysh në merkaton e verës.

Komento: