“Xavi” i ri tregon pse e refuzoi Milanin

13:46 | 10 Korrik 2019

Stefano Sensi, beson se ai mund të jetë Xavi Hernandez i Interit dhe se ai bëri zgjedhjen më të mire duke e hedhur poshtë Milanin për Nerazzurët.

Stili i Sensi është krahasuar me ikonën e Barcelonës dhe 23-vjeçari është i gatshëm të injektojë disa ‘tiki taka’ në Interin e ri të Antonio Conte, përcjell ORAinfo.

“Është ashtu siç e imagjinova,” i tha ai Gazzetta dello Sport.

“Po filloj një jetë të re, por është sikur unë kam qenë gjithmonë këtu. Idoli im gjithmonë ka qenë Xavi. Ai është si një familje për mua: unë u rrita duke shikuar lojrat e tij, mora gjërat nga shfaqjet e tij.

“Ka diçka për llojin e tij të futbollit në ndeshjen time. Unë kam qenë gjithmonë një tifoz i Barcelonës dhe shpresoj që t’i përballoj ata në Ligën e Kampionëve.
Ish-mesfushori i Sassuolo u pyet më pas për interesimin e Milanit dhe mundësinë e lidhjes me shokun italian Nicolo Barella në San Siro.

“Bëra zgjedhjen më të mirë që kam ardhur këtu, dhe këto ditë të para e kanë konfirmuar tashmë këtë. Do të doja edhe Barella të bashkohej me mua këtu “./ORAinfo/

Komento: