Xavi konfirmon bisedimet me super-lojtarin

20:33 | 21 Maj 2022

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka konfirmuar se klubi është në bisedime për të nënshkruar me Robert Lewandowski.

Sulmuesi ka konfirmuar se dëshiron të largohet nga Bayern Munich këtë sezon dhe Barça është shpallur si favorit për nënshkrimin e tij, përcjell ORAinfo.

Xavi thotë se ka pasur kontakte mes lojtarit dhe klubit nga Camp Nou, por paralajmëroi se nuk do të jetë e lehtë nënshkrimi për Barçën./ORAinfo/

Komento: