Xavi largohet nga Barcelona në fund të sezonit

22:19 | 27 January 2024

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka vendosur të largohet nga posti në fund të sezonit.

Trajneri spanjolli e ka konfirmuar largimin në konferencën për shtyp të shtunën, pas humbjes 5:3 nga Villarreali.

“Dua të njoftoj se nga 30 qershori nuk do të vazhdoj si trajner i Barcelonës. E kam vendosur ditë më parë, por mendoj se është koha e duhur për të treguar. Klubi ka nevojë për ndryshime dinamike. Si katalanas, duke menduar për klubin, për lojtarët… lojtarët do të jenë të qetë. Duke menduar si katalanas, si një njeri i klubit, do të largohem nga 30 qershori”, ka thënë Xavi.

44-vjeçari ka thënë se vendimi për largim do ta lehtësojë situatën nëpër të cilën po kalon Barcelona.

“Mendoj se është situatë e arsyeshme. Duke menduar për klubin, më shumë se për mua. Mendoj se kjo lehtëson situatën e përgjithshme. Unë ndihem më përgjegjës. Është bërë punë e mirë, por mendoj se projekti im si trajner duhet të përfundojë më 30 qershor. Kjo do t’i çlirojë lojtarët. Kam menduar për klubin. Ndihem mirë dhe në një farë mënyre e kam çliruar veten. E kisha vendosur para disa ditësh. Dua më të mirën për klubin dhe më e mira është që të mos vazhdojë më. Faleminderit presidentin për besimin e tij. Presidenti është më i miri. Unë jam një katalanas dhe dua më të mirën për Barcelonën”, ka thënë ndër të tjera ai.

Xavi mori drejtimin e Barcelonës në vitin 2021. Fitoi një titull kampioni në La Liga dhe Superkupën e Spanjës.

Komento: