Xavi me fjalë të mëdha për Gavin, ja çfarë thotë për të

18:01 | 16 Janar 2023

Xavi për Gavin: Ai është i veçantë.

Xavi Hernandez ka lavdëruar mesfushorin e Barcelonës, pavarësisht se është vetëm 18 vjeç.

Mesfushori dhuroi dy asistime dhe një gol në ‘El Clasico’ të dielën, teksa Barcelona mposhti Real Madridin me rezultat 3-1 për të ngritur titullin e Superkupës së Spanjës.

Trajneri i Barcelonës, duartrokiti angazhimin e të riut dhe shpreson që ai të mos ndalojë kurrë së demonstruari guxim në fushë, përcjellë lajmi.

Duke folur me gazetarët, Xavi tha: ” Gavi është një djalë që na emocionon të gjithëve kur e shohim duke luajtur kështu. Ai vendos shpirtin, zemrën dhe karakterin e tij në fushë dhe ia transmeton atë pjesës tjetër të ekipit. dhe ai është vetëm 18 vjeç”.

“Ai ishte i talentuar me aftësi të pabesueshme. Ai e projekton atë guxim dhe atë inat kur luan futboll dhe është diçka e veçantë për ta parë. E kam thënë tashmë këtë shumë herë, por kurrë nuk lodhem duke e lavdëruar atë. Shpresoj që ai kurrë të mos ndalet së luajturi kështu. sepse ai nuk ka kufij”, shtoi spanjolli.

Gavi ka qenë një lojtar i rëndësishëm për gjigantët katalanas që kur u promovua në skuadrën e parë sezonin e kaluar. I ardhur nga akademia La Masia, ai fitoi çmimin prestigjioz Golden Boy në vitin 2022 , duke mposhtur Jude Bellingham, Jamal Musiala dhe Eduardo Camavinga.

Ai hapi rezultatin për skuadrën e tij kundër Madridit në finale, duke fituar lëvdata nga Sergio Busquets pas fitores.

Komento: